Lidhur me aksidentin me 8 të vdekur të ndidhur në aksin Kylcyrë-Përment, është identifikuar drejtuesi i ndjerë i automjetit. Raportohet se ai është Edison Bregaj. Pamjet Me Poshte!
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa sipas policisë shoferi nga Shkodra ka shtuar shpejtësinë e mjetit, për t’i iku patrullës së policisë që e kishte pikasur në këtë aks.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.