LAJM I FUNDIT – Ndryshime në Kodin Rrugor, këto mjete do të lejohen në qarkullim…

Views: 121

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që do të lejohet të qarkullojnë në rrugë.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmbushjen e përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian, pasi aktualisht konstatohen shkelje dhe ndryshime në vlera.

Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: Gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti.

Ndërkaq, sipas ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Infrastrsukturës dhe Energjisë, kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *