Pas çdo të keqe, vjen një e mirë. Aktorja Elia Zaharia i është rikthyer skenës së teatrit pas sherrit dhe çështjes së divorcit me Princin Leka.
Një katastrofë familjare e titulluar “Para Perëndimit”, është shfaqja më e re në Teatrin Metropol që ka rikthyer aktoren Elia Zaharian në skenë akoma edhe me prane publikut.
Nuk dihet nëse kjo tipologji shfaqjeje është zgjedhje e mirëmenduar e Elia Zaharisë për tu rikthyer në Teatër, apo thjesht një rastësi. Por e veçanta tjetër e kësaj shfaqje për Elian, është edhe fakti se ajo do interpretojë krah nënës së saj, Yllka Mujo.
Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. Shfaqja “Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.