Një djalë 5-vjeçar u vra pasi ai dhe kushëriri i tij 6-vjeçar gjetën një armë në shtëpinë e gjyshit të tyre në Miçiganin perëndimor, tha sot policia lokale.
Të shtënat ndodhën të hënën në lagjen Garfield të kontesë Neëbego, gjashtë javë pasi hyri në fuqi një ligj i ri i Miçiganit që u kërkon pronarëve të armëve të mbajnë armët e tyre të mbyllura nëse të miturit jetojnë në shtëpi, raporton AP.
“Dy djem gjetën një armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së gjyshërve të tyre. Arma shpërtheu në lagjen Garfield ndërsa ishte në duart e një djali gjashtë vjeçar”, tha policia, duke shtuar se rezultatet e hetimit në vazhdim do të dorëzohen në prokurorinë e rrethit.
Njëzet e një shtete amerikane kanë ligje që parashikojnë akuza penale kundër njerëzve që nuk i mbajnë armët të mbyllura në një shtëpi ku jetojnë të miturit, sipas Qendrës Ligjore Giffords për Parandalimin e Dhunës me Armë.