Mëngjesi i së mërkurës rezultoi një tragjedi për influencuesen Vielka Pulido dhe partnerin e saj duke u vrarë nga persona të armatosur.
Sipas videos shqetësuese që ka qarkulluar, çifti ishte gati të dilte nga vendi i takimit me automjetin e tyre, kur u qëlluan nga persona të armatosur në një makinë gri.
Pamjet tregojnë qartë momentin kur njëri prej sulmuesve zbret nga makina gri dhe hap zjarr ndaj çiftit, duke i marrë jetën brutalisht dhe pa mëshirë.Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të zbardhur krimin, targat e automjeteve të përfshira nuk mund të identifikoheshin për shkak të cilësisë së ulët të videos.
Pas ngjarjes së dhunshme, trupi i pajetë i Vielka Pulido mbeti brenda makinës, ndërsa partneri i saj ishte shtrirë në tokë si viktimë e dhunës së tepruar.
Vendi i krimit ruhej nga policia bashkiake, ndërsa agjentët e Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit Puebla (FGE) nisën hetimet për të gjetur përgjegjësit e këtij akti.