Vrasja e Aurelio Dervishit në Shkozë, Tiranë, nga tre të mitur dhe një 20-vjeçar, tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri. U mësua se sherri nisi për shkak të një vajze, e cila ishte dhe brenda makinës me të cilën lëvizte viktima.
Të rinjtë, kanë ndaluar makinat pranë semaforit dhe pas një debati me fjalë, një prej të miturve e ka goditur Aurelion me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur.
Së fundmi, JOQ Albania ka siguruar edhe pamjet pak minuta pas sherrit të ndodhur mes të rinjve, ku Aurelio Dervishi shihet i shtrirë në mes të rrugës.
Kanë qenë disa kalimtarë të rastësishëm ata që i kanë dhënë ndihmën e parë, por Aurelio nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Katër të rinjtë e përfshirë në konflikt më Aurelion janë tashmë në burg. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të katërt, ndërkohë që vajza, e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje thotë se nuk ka pasur lidhje me viktimën po me shokun e tij.
http://weblajme.org/wp-content/uploads/2024/04/4x5_1.mp4?_=2