Views: 129
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte
të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit
si rezultat I masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë
nga Afrike e Veriut, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti do të jetë I qëndrueshëm dhe I kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin,
por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s,
në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.