Sa para marrin të moshuarit? Ja sa është ‘pensioni mesatar’ në Shqipëri…
Gjatë vitit 2023, 30 247 të moshuar kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërorë. Referuar të dhënave zyrtare, nga pensionistët që kanë hyrë në skemë gjatë vitit që lamë pas afro 17 mijë prej tyre janë meshkuj dhe 13 mijë janë femra.
Por sa është pagesa mesatare mujore për pensionet e reja dhe a po ecën në të njëjtën linjë me kostot e jetesës? Ajo që vihet re është se masa mesatare mujore e një pensionisti për gjininë mashkullore është 160.702 lekë te vjetra në muaj, ndërsa masa mesatare mujore për gjininë femërore është 14.077 lekë te vjetra në muaj.
Për të dy gjinitë se bashku, pensioni mesatar llogaritet në 150.560 lekë te vjetra në muaj, apo rreth 1/3 e pagës minimale në shkallë vendi. Duke qenë se pensioni llogaritet në bazë të kontributeve të derdhura mbi pagën, sa më e ulët të ketë qenë ajo, aq më e vogël është vlera e përfituar.