Fenomen i pazakontë ne Durrës e Vlorë, flet eksperti: Kjo s’është normale.. nesër mund të na..

Views: 100

Ambjentalisti Simo Ribaj ka sqaruar tërheqjen e theksuar të detit në Vlorë. Ribaj thotë se zbatica është një fenomen natyror normal, por jo në këto përmasa.

“Po bëhen zbatica në përmasa ekstreme vitet e fundit. Sivjet është edhe më e madhe. Dhe kjo e bën atë të vecantë dhe të bën të thuash se ka ndodhur ngjarje me klimën, kanë ndodhur shumë ndryshime. Një sipërfaqe e madhe që është është rërë, është bërë plazh. Dhe mendoni sa miliona gjallesa ka aty të cilat do të ngordhin, është dëmtuar habitati i tyre.”u shpreh ai, ndërsa apeloi për më shumë vëmendje e kujdes ndaj natyrës.

“Ndryshimet e klimës, janë të ndikuar nga dëmtimet e natyrës ndër vite. Atë që i shkaktojmë natyrës sot, efektet i shohim pas shumë vitesh. Ashtu sic shohim se deti është tërhequr sot, nesër mund të vijë të na mbytë.

Vitet e fundit po ndodh dukshëm ndryshimi i zbaticës, në përmasa. Sivjet është shumë më e madhe nga vjet. Rritet amplituda e tërheqjes së detit dhe kjo s’është normale. Ndaj vëmendje nga të gjithë. Duhet të jemi më të kujdesshëm me natyrën” -përfundoi Ribaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *