“Shpërthejnë” çmimet e apartamenteve në bregdet, ja sa kanë shkuar shifrat

Views: 275

Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur 4,000 euro/m², kurse të vilave, 2 milionë euro. Për agjentët e shitjes, shtrenjtimi në Vlorë dhe Durrës vjen si pasojë e kërkesës reale, kryesisht nga të huaj.

Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi 25%. Në resortet që po zhvillohen në Palasë, Orikum dhe Sarandë, çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve është 4,000 euro/m². Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare, apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro/m².

Krahasuar me vjet, çmimet e pronave të vijës së parë në Lungomare në Vlorë janë shtrenjtuar mbi 25%. Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit ka shënuar rritje nga 67%- 88%.

Agjentët e pasurive të patundshme pohojnë se në vijën e parë në zonat bregdetare të Jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro/m².

Në Golem, çmimi maksimal i shitjes ka arritur 1,500 euro/m², kurse në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m². Për të dyja këto zona, çmimet e apartamenteve mesatarisht janë rritur me 30% krahasuar me vjet.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *