Views: 215
Ka ndërruar jetë poetja e njohur shqiptare, Lindita Ahmeti. Ajo është ndarë parakohe nga jeta, ku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 50-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë i ati, shkrimtari Xhabir Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar ai.
Bota letrare, miqtë dhe familjarët janë në shok, pasi ndarja nga jeta e saj ishte e papritur. Lindita Ahmeti lindi në Prizren më 26 prill 1973. Ajo ka botuar disa vëllime me poezi. Është fituese e përplot çmimeve dhe mirënjohjeve. Lindita ishte vajza e shkrimtarit Xhabir Ahmet si dhe motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti.