Marrëveshja me Italinë që gëzoi çdo Shqiptar, qeveria Rama kryen lëvizjen “finale”…

Views: 436

Qeveria Rama ka dërguar për ratifikim në Parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore të firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve mes dy shteteve.

“Qeveria VENDOSI: Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë Rama.

Nga marrëveshja e pensioneve pritet të përfitojnë rreth 500 mijë Shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *