Views: 1,712
Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë.
Ndërsa e zonja e shtëpisë kishte nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, nga ajo del një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.
Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.
Siç transmeton “Infoelbasani.al” Familjarët kanë kërkuar për të v rarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.
Fill pas kësaj ata kanë hequr dorë nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit pasi u shprehën se tani ai ja shpif.