Views: 226
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Lushnje-Berat.
Konkretisht në afërsi të Fier-Sheganit një person i cili udhëtonte me motor elektrik ka humbur jetën në një aksident. Viktima mësohet se është identifikuar si shtetasi me iniciale E.B, ndërsa policia ka ndaluar shoferin.
“Në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.