Views: 781
Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit shqiptar është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.
Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës.
Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps në zemër dhe është transportuar me urgjencë në spital. Por ish-futbollisti nuk ia ka dalë duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
Siç mund ta dëgjoni në videon më poshtë lojtarët në panik thërresin me urgjencë mjekun. KETU SHIKO VIDEO-n: