Momenti kur një i ri e pengon të dyshuarin për sulm me thikë në Sydney – ai konsiderohet heroi i ri i Australisë

Views: 189

Një operacion i madh policor po zhvillohet pas raportimeve për të vdekur dhe të lënduar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction.Edhe pse shumica e njerëzve janë evakuuar, të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës, përcjell Telegrafi.

E tashmë në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit. Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin. Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.

Më vonë, policia e vendit ka qëlluar sulmuesin e dyshuar, i cili ka mbetur i vrarë së bashku me tre qytetarë të tjerë. Ndryshe, operacioni policor po vazhdon dhe autoritetet do të japin detaje të mëtejshme. /Telegrafi/

KLIKO KETU PER VIDEO

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *