Moti bën kthesa drastike/ Nga plazhi në shi dhe dëborë! Surpriza e javës: Pritet…

Views: 510

Këtë javë që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku temperaturat do të ulen ndjeshëm.

》Ditën e hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

》Ditën e martë moti gjatë mesditës do të pësojë një ndryshim total. Vranësirat do të jenë të dendura shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash.

》Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së mërkurë, të enjte dhe të premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike.

Nga ditë me temperatura të larta ideale për plazh, moti do të pësojë ndryshim të madh. Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të Shqiperisë në lartësitë mbi 700m mbi nivelin e detit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *