Views: 856
Zona veri-lindore e vendit dhe veçanërisht Kukësi është përfshirë nga moti i keq shoqëruar me reshje dëbore.
Në lartësitë mbi 700 metër ka pasur reshje dëbore deri në një trashësi prej 10 cm. Reshjet e borës që kanë përfshirë Kukësin dhe njësitë administrative: Arrën, Kalisë, Gryk Çajë, Bushtricë, Topojan, Zapot.
Temperaturat në këto zona kanë zbritur deri -1 gradë Celcius. Gjithashtu reshje më të dendura dëbore janë regjistruar edhe në Theth, Bogë dhe Qafë Thore ku trashësia i ka kaluar 20 cm.
Problematikat janë shënuar në rrëshqitjen e dherave, në akset nacionale: Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qaf Mali, Has-Kam-Tropojë e Bajram Curri- Fierz, pasi në këto akse ka prezencë të rënien të gurëve.