“Mos i klikoni në asnjë rast”, Policia në ALARM: Kujdes Shqiptarë! Në celularin tuaj…

Views: 294

Policia e Shtetit ka folur lidhur me rrezikun për sulme kibernetike ndaj celularëve me sistem “Apple” (Iphone).

Autorët që dërgojnë këto mesazhe përdorin emërtimet e institucioneve shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë jo-reale e “Postës Shqiptare”. Policia thekson se asnjë person nuk duhet të klikojë në linqet që i dërgohen me mesazh fiktiv nga hakerat dhe të mos plotësojë asnjë formular me të dhëna personale.

“Në vijim të Hetimit të Krimeve Kibernetike, së fundmi një mesazh po iu dërgohet nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se: Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare. Në rast se ju vjen ky mesazh mos e klikoni dhe mos plotësoni formularin me të dhënat tuaja personale”, njofton policia.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *