Views: 363
Ka marrë fund kokëfortësia e gjyshes së 3-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Gjyshja e kishte mbajtur të fshehur nipin e saj, por “makthi” tashmë ka marrë fund, pasi ajo e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar vogëlushin në Prokurori. Mësohet se tashmë i mituri është bashkuar me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni, e cila bëri apel publik për gjetjen e të birit.
Ky është momenti prekës kur Amari është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij. Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës.