Avokatja bën deklaratën e fortë për divorcin e Besit dhe Xhensilës

Views: 149

Prej disa ditësh, rrjeti po zien sërish pas lajmit se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dhe pse prej çiftit nuk kemi asnjë deklaratë, lajmi për ndarjen e tyre vazhdon të qarkullojë kudo.

Avokatja Nexhi Beqiri, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ka folur lidhur me çiftin ku ka deklaruar se ata janë nën hetim pasurie dhe se po luajnë me divorcin, për të shpëtuar gjysmën e pasurisë.

“Çiftet që ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar, natyrisht për një kontroll që mund të vijë për arsye të ndryshme hetimi të cilat i dijnë ata që hetojnë bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri”,- ka deklaruar avokatja Nexhi Beqiri./noa/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *