Rama jep “ultimatumin”: KRYHET brenda këtij viti! Pensionistët do t’i marrin paratë…

Views: 2,744

Kryeministri Edi Rama i ka vendos “ultimatum” bankave të cilave u kërkon që brenda këtij viti t’u mundësojnë të moshuarve të marrin pensionet përmes bankës.

Rama tha se brenda vitit 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pa asnjë kosto do ta tërheqin pensionin nga banka, jo nga posta.

“Duam të shohim ndryshim të shpejtë dhe të thellë, jo mbas disa vitesh por këtë vit. Pensionistë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja bankare. Do e bëjmë se s’bën. Banka e Shqipërisë të udhëheqë këtë proces me shumë forcë, duhet të bëjë pjesën e vet, të gjitha justifikimet, arsyetimet, alibitë që vijnë nga prishja e zonës së komfortit, ne nuk do t’i pranojmë, çdo gjë që e bën një vend tjetër, s’ka pse mos ta bëjmë ne“, tha Rama.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *