Befasia/ Rikthehet dimri në pranverë, reshjet e dëborës nuk ndalen në këtë zonë…

Views: 208

Edhe pse jemi në fundin e muajit të dytë të stinës së pranverës, dimri duket se nuk është larguar ende plotësisht.

Veriu i vendit është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës, të cilat vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme. Në aksin Bogë-Theth po bie dëborë, e cila pritet të vazhdojë përgjatë gjithë javës.

Për shkak të prezencës së madhe të dëborës, borëpastrueset kanë dalë në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të saj. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore.

Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *