I ftohti ekstrem pushton këtë vend. Autoritetet me thirrje: “Qëndroni brenda! Presim stuhinë më të madhe në 30 vite”

Views: 641

Bregdeti qendror i Atlantikut të Norvegjisë u trondit të mërkurën pasi autoritetet paralajmëruan se vendi mund të shohë stuhinë e tij më të fuqishme në tre dekada dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin ditë në vazhdim. Stuhia, e quajtur “Ingun” më e fuqishmja në 30 vite pritet të godasë Norvegjinë qëndrore sot ndërsa më pas parashikohet se do lëvizë në veri të vendit.

Erërat gjithashtu priten të jenë të forta me shpejtësi nga 126 deri në 180 kilometra në orë. Policia u kërkoi njerëzve që të shmangin daljen jashtë nëse është e mundur dhe të vëzhgojnë objektet fluturuese kur e bëjnë këtë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *