Sa do të jetë shtesa në pagë? – Ja 6 kategoritë që përfitojnë rritje nga 1 Korriku…

Views: 1,440

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024.

E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.

Cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit? Sektori i shëndetësisë do të ketë rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar. Shtesë në pagë parashikohet edhe për forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore.

Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *