Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar

Views: 719

Ky lajm ka disa muaj. Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali. Adoleshenti shqiptar, mbylli sytë në spitalin e Pizës, ku ishte në luftë me jetën pas një aksidenti me triçikël . Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij , po teksa po kthehej në banesë ai u përfshi në një aksident me triçikël, ku pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Ngjarja ndodhi në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua menjëherë në spitalin e Pizas me helikopter, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Lajmi u konfirmua nga babi i tij, Altini i cili shkroi një postim të ndjerë në rrjete sociale: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.

16-vjeçari ëndërronte të bëhej një futbollist i madh dhe ishte spikatur nga klubet lokale në Itali. Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919, ku ai aderonte shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”. “Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi asokohe.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë klubi përmes një mesazhi i shprehu ngushëllimet e ndjera të afërmve dhe familjarëve të futbollistit. “Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës dhe Chiara-ës së vogël. Ne nuk do të harrojmë kurrë.”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *