Ndryshon Moti në fundjavë, ja cfarë pritet të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

Views: 580

Dita e Shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu.

Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *