Views: 266
Fermeri Ilir Malka nga fshati Suk i Roskovecit ka deklaruar se ishte sot brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë miratimit të ndërtimit të termocentralit.
Malka tha se me kënaqësinë më të madhe të gjithë anëtarët e majtë të Këshillit, ngritën dorën të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, për miratimin e ndërtimit të termocentaralit në fshatin e tij.
Fermeri iu drejtua dhe kryeministrit Rama kur thoshte: “Kjo është Toscana e tij, ja këtu e ka Toscana-n”.
Bashkia Roskovec ka vendosur për të miratojë ndërtimin e Termocentralit në zonën bujqësore, të Suk 1. Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i ri.