Duke filluar nga 1 tetori/ PENSIONI: Sa shkon pagesa mujore pas aplikimit të kësaj kategorie…

Views: 3,921

Duke filluar nga 1 tetori/ PENSIONI: Sa shkon pagesa mujore pas aplikimit të kësaj kategorie…

Nga data 1 tetor mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me 8.6%, duke garantuar një mbrojtje më të mirë të kësaj shtrese të popullsisë.
Autoritetet e Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se me aplikimin e kësaj rritjeje “Pensioni Social” në Shqipëri do të shkojë në vlerën totale të 93.270 lekëve të vjetra/muaj, pas llogaritjes së indeksimit kjo lloj kategorie përfiton 7.390 lekë të vjetra më shumë.

“Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona në shkallë vendi”, konfirmojnë zyrtarët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi për rritjen e pensioneve 8.6% u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe tashmë ky indeksim do të mbulojë të gjitha kategoritë që mbulon skema e sigurimeve shoqërore (pensione pleqërie, familjare, invaliditeti, pensionin social dhe trajtimet e tjera të veçanta).

Çfarë është kategoria e “Pensionit Social”? Pension social në vendin tonë përfiton çdo shtetas shqiptar kur mbush moshën 70 vjeç dhe është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri. Çdo shtetas shqiptar përfiton “Pensionin Social” kur nuk plotëson kushtet për të marrë asnjë lloj pensioni normal dhe nuk ka të ardhura të tjera në familje.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *