Qeveria Rama është e vendosur për të mbrojtur mjedisin pasi ka ashpërsuar gjobat ndaj personave që ndotin Shqipërinë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri me dije se është marrë vendimi për ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit.
“Miratuam disa vendime të rëndësishme. Ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis, ligjin për mbrojtjen e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ndërhyrja vjen si pasojë e disa situatave. Në radhë të parë i referohem rezultateve të Këshillimit kombëtar të bërë një vit më parë, ku pyetjes “a duhen ashpërsuar masat për mbrojtjen e mjedisit”, pjesëmarrësit ju përgjigjën me mbi 7 %, “PO”. Kjo bëri që ministria e Turizmit dhe Mjedisit të rishikonte gjithë paketën ligjore ku parashikoheshin prej vitesh masa administrative për kundërvajtësit por edhe në respekt të parimit “ndotësi paguan”. Masat administrative, gjobat janë jo thjesht penalizmi dhe ndëshkimi. Prandaj të gjitha masat ndëshkimore do të rriten me 30%”, tha Kumbaro.