Keni bërë plane për fundjavën? Ja parashikimi i motit: Duke nisur nga e hëna…

Views: 322

Fundjava do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrushme.

E shtuna dhe e diela, po ashtu do të kenë në pjesën më të madhe të kohësh reshje shiut, ku herë herë do të jenë me intensitet të lartë.

Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Sa i takon motit në ditën e dielë, do të ketë një rritje të temperaturave. Vranësirat do të jenë prezente, ku në intervale të shkurtra kohore në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të pakta shiu.

Sa i takon fillimit të javës, situata do të jetë më e qetë. Dita e hënë nuk parashikon të ketë prezencë të shiut, por nuk do të mungojë koha me vranësira. Ndërkohë e marta do të jetë ajo që në mbrëmje do të risjellë rëshjet e shiut, por do të jenë vetëm në zonat qëndrore. Dita e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *