Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën…

Views: 1,187

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën…

Zbulimi i gazit të hidrogjenit ka një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë në vendin tonë.

Prestigjozja “National Geographic” i ka kushtuar një artikull minierës së Bulqizës, si një ndër depozitat me sasi të konsiderueshme të gazit të hidrogjenit.

Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nëntokë.

“Pikërisht në Shqiperi shkoi një ekip shkencëtarësh të huaj për të eksploruar në inierën e kromit në Bulqizë. Në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër – një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën”, shkruan gazeta National Geographic.

Thellë nën-tokën shqiptare, shkencëtarët hasën në një “pishinë” të vogël që vlonte si xhakuzi. Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *