Views: 1,682
Media në Shqipëri është në zi pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetari i njohur shqiptar, mjeshtri i madh, Bedri Alimehmeti.
Gazetari Bedri Alimehmeti ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, gazetarja Alba Kepi e cila ka dhënë informacione në lidhje me homazhet.
“Do doja që kjo ditë mos të vinte kurrë, u luta, shpresova shumë. Me dhimbje ju informoj se babai ynë i shtrenjtë, Bedri Alimehmeti ndërroi jetë këtë mëngjes. Miq e të njohur që dëshërojnë t’i japin lamtumirën e fundit, e t’i bashkohen dhimbjes sonë, pritja nis sot më ora 10.30 pranë Funeral Home Herry, përballë shkollës Harry Fultz”, shkruan vajza e gazetarit të ndierë.