E bujshme/ KESH jep LAJMIN e MIRË për Shqipërinë: 3.2 milionë euro…

Views: 183

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike. Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur ndjeshëm rezervën energjitike.

Korporata Elektorenergjitike Shqiptare ka publikuar procedura e zhvilluar për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove. Energjia elektrike është shitur me 3 lote dhe me një çmim që varion nga 51 në 58 euro për megavator.

Ndërkohë që niveli i ujit rezulton se ka arritur në 296 metra mbi nivelin e detit që konsiderohet si kuota maksimale për Kaskadën e Drinit. Ky nivel është mjaft pozitiv duke marë parasysh faktin se ndodhemi para stinës së verës gjatë së cilës reshjet janë të pakta. Me tregues shumë pozitiv ka qenë prodhimi i energjisë elektrike edhe gjatë vitit të kaluar.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *