Views: 324
Pas disa ditë kërkimesh, është gjetur edhe trupi i pajetë i 39-vjeçares Alma Arrazi në ujërat e lumit Buna.
Po këtë të martë, u gjet edhe trupi i djalit të mitur, 3 vjeç.
Tashmë mbyllet edhe kërkimi i trupave të pajetë të familjes Arrazi”.
Ndërkaq Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Ergys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit dhe babai të tre fëmijëve.
Dyshohet se 31-vjeçari ka nxitur vetëvrasjen e tyre, duke u hedhur në ujërat e lumit Buna.