Views: 2,075
Çmimi i naftës në Shqipëri e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht 184 lekë/litër.
Të njejtin trend me ulje ka ndjekur edhe benzina e cila këtë javë shitet 183 lekë/litër nga 188 që ishte disa dite me pare.
Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve ndryshojnë për këtë vit që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku çmimi i naftës pësoi rënie me rreth 10 lekë për litër.
Megjithatë krahasuar me muajn maj të vitit të kaluar, aktualisht nafta shitet me një çmim 8.2% më shtrejntë.
Situta gjeopolitike e tensionuar nga konfliktete e ndryshme në Lindjen e Mesme si dhe lufta Rusi-Ukrainë, janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë luhatshmëri në bursat ndërkombëtare të karburanteve përgjatë viteve të fundit.