“Mund t’ju vjedhin llogarinë bankare”, Eksperti ngre alarmin: Kujdes nga celulari…

Views: 843

Kini kujdes nga mesazhet nga numra të paidentifikuar që ju vijnë në celularin tuaj dhe ju ftojnë të klikoni në linkun që dërgojnë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shpjegoi se mesazhe të tilla janë “grepi” që përdorin hakerat për të marrë të dhënat tuaja. Në këtë mënyrë, mund t’ju vjedhin edhe llogarinë tuaj bankare.

“Janë mesazhe që vijnë, që dikush t’i klikosh dhe më pas ato të infektojnë të gjithë celularin, të dhënat. Sepse shumica e njerëzve bëjnë edhe blerje dhe me kartë dhe të dhënat i kanë në celular. Ata mund të arrijnë të bëjnë blerje në emrin tënd dhe kjo është shumë e rëndë pastaj, sepse i bie të të vjedhin në kohë reale gjithçka që ti posedon”, tha Karamuço.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *