Sipas mjekes se njohur ja sa luge vaj ulliri mund te konsumoni ne menyre qe te parandaloni nje nga problemet

Views: 1,288

Vaji i ullirit është një ndër vajrat më të shëndetshëm, që është përdorur prej shumë kohësh jo vetëm në kuzhinë por gjithashtu dhe për qëllime kozmetike. Duke folur këtë të hënë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit”, Dr. Albana Daka shpjegoi përfitimet shëndetësore që marrin nga ky vaj. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Dr. Albana shpjegoi se është e rëndësishme të merret në sasi të moderuar pasi mund të shkaktojë probleme të tjera. Vaji i ullirit mbron sistemin tretës, sistemin kardiovaskular si dhe ul koleskterolin gjithmonë nëse merret në sasi të moderuar.

Sipas mjekjes, duhet treguar kujdes me sasinë dhe të mos merret më shumë se dy lugë në ditë. “Sasia që duhet të marrim duhet të jetë e moderuar. Ka efekte pozitive mbi sistemin tretës. Është laksativ, parandalon gurët në vezikën e tëmthit, mbron mëlçinë. Nëse e marrim në sasi të ekzagjeruara jep dhjamosje.

Ka efekte pozitive mbi sistemin kardiovaskular sepse mbron enët e gjakut si dhe ul kolesterolin. Ka rreth 98 përqind yndyrna të pasaturuara ku futen acidet yndyrore dhe 2 përqind fenole apo hidrokarbure. Ka disa përbërëje që frenojnë rritjen e kolesterolit në gjak. Ka efekte në fortësinë e kockës, parandalon osteoporozën dhe frakturat në moshat e treta. Përdoret për hidratimin e lëkurës. Trajton deri diku ekzemën dhe psoriasis dhe prandaj e gjejmë në produkte kozmetike. Për shkak të një përbërësi që ka vaji parandalon kancerin e lëkurës.

Nëse futemi në parandalimin e sëmundjeve malinje, është një nga produktet që paradalon këto sëmundje por kryesisht kancerin e lëkurës nëse ne përdorim produkte organike me bazë vajin e ullirit.”, tha Daka. Megjithatë, ajo tha se i duhet kushtuar rëndësi dhe cilësisë. “Ndryshon dhe në varësi të aciditetit që ka. Vaji është më i mirë kur ka një aciditet jo më shumë se 08 përqind. Me rritjen e aciditetit dhe efektet pozitive, sidomos ato antioksiduese, ulen disi. Maksimalisht me cilësi të mirë është ai me aciditet jo më shumë se 08 përqind.”, tha Dr Albana.

Doktoresha shtoi gjithashtu se mund të përdorim dhe çajin nga gjethet e ullirit pasi trajton problemet reumatizmale por kanë efekt të mirë në uljen e sheqerit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *