Toka thyen rekord, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Views: 352

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale” dhe përvëluese.

Prilli ka shënuar një shtrirje të pamëshirshme të të ngrohtit rekord për planetin, siç dëshmon raporti mujor i klimës nga shërbimi i ndryshimeve klimatike në Europë, Copernicus. Referuar raportit, muaji prill solli një temperaturë mesatare të ajrit në sipërfaqe prej 15.03 gradësh Celsius, nivel ky më i lartë se mesatarja e 1991-2020 për muajin Prill.

Në total, nga maji i vitit të kaluar deri në prillin e këtij viti ka qenë 12 mujori më i ngrohtë i matur ndonjëherë. Objektivat e Marrëveshjes së Parisit synojnë të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Hera e fundit që Toka regjistroi një vit më të ftohtë se mesatarja ishte në 1976, apo gati gjysmë shekulli më parë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *