Ky është momenti kur Agzan Mernica,
i cili dyshohet se qëlloi me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia u vetëdorëzua në polici.
23-vjeçari shoqërohet nga familjarët e tij teksa futet brenda në automjet tek vendi i pasagjerit në pjesën e pasme të makinës.“Azgan vdeksha unë.. Hajt rrugë e mbarë! Zoti para ”, dëgjohet duke thënë një grua.
“Ik dorëzojeni”, dëgjohet një zë tjetër në sfond. Më pas tre prej të afërmve të tij e shoqërojnë me makinë drejt policisë.Azgan alias Asllan Mernica u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj), dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të policisë me familjarët e autorit.
“Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier”, njoftoi policia.