Roza Lati, një ndër banoret më të komentuara të BBV në intervistën e saj në “Cherry on Top” ka folur për përjetimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku përveç momenteve të bukura, ka pasur dhe disa shumë të vështira.
Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimtar nga “reality show”.
“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin.
Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për fëmijët, për jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota.
U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mia. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem“, shprehet Roza.