➤ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku babai ka plagosur me çifte vajzën e tij. Më pas, i ka dhënë fund jetës së tij. ➤ Pasditen e sotme, Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij, Rudina. ➤ 40-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
➤ Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një debati që babë e bijë kanë pasur rreth divorcit të 40-vjeçares.
➤ E plagosura kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve që aktualisht jetojnë në Berat me të atin e tyre.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai ka qëlluar me çifte vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Raportohet se 40-vjeçarja, Rudina Musaku kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve. Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshortin e saj në Berat, ndërsa vetë jetonte në Tiranë. Rudian kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.
Mësohet se 82-vjeç e ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij 40-vjeçare. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.
Ndërkohë policia po heton rasti ku paraprakisht ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit. /ZËRI