“Je pa burrë, mos bridh lart e poshtë”/ Divorci i Rudinës shkak për krimin në Lushnje? Zbardhet biseda e fundit babë e bijë

Views: 388

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagpsi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares. Kjo e fundit raportohet se ishte ndarë me burrin e saj me të cilin kishte dy fëmijë dhe jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere. Rudina kishte vetëm një javë që kishte shkuar në shtëpinë e babit të saj dhe ditën e sotme babë e bijë janë përfshirë në një debat çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të 82-vjeçarit.

Mësohet se Behar Musaku, para se ta qëllonte me armë gjahu të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” dhe më pas e ka qëlluar me armë dhe ka vrarë vetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen “18 Tetori”. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. 40-vjeçarja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Ajo është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *