Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka bërë së fundmi një ndër rrëfimet më të ndjera në ekran.
Arta zbuloi se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Artisja u shpreh se diagnostikimi i fëmijëve të saj me spektrin e autizimit është bërë vonë, ndërsa shtoi se po marrin trajtim.
“Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Dy femijet e mi, Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi qënduar mbrapa bashkë me bashkëshortin. Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tani Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm të flasin nuk munden ende”, u shpreh Arta Bajrami.