Plane për fundjavën? Mësoni “surprizat” që rezervon moti, pritet që…

Views: 214

Plane për fundjavën? Mësoni “surprizat” që rezervon moti, pritet që…

Kjo fundjavë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm me vranësira të cilat do të shfaqen që mbrëmjen e sotme në zonat malore për të vijuar pothuajse në të gjithë territorin.

Pritet që gjatë të shtunës dhe të dielës të kemi reshje shiu, por nuk përjashtohet mundësia që disa zona të preken nga rrebeshet.

“Gjatë ditës së shtunë do të kemi vranësira të shumta që në orët e para të mëngjesit, por pjesa e dytë do t’i shtojë vranësirat në të gjitha vendin tonë, duke bërë që të kemi edhe rishfaqje të reshjeve të para të shiut. Kryesisht, reshjet do të jenë shtrirjen lindore dhe pjesërisht dhe zonat qëndrore dhe jugore pritet që t’i kenë prezente reshjet e shiut dhe herë pas here dhe në formën e rrebesheve.

Përsa i përket ditës së diel, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi prezente vranësirat e dendura. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke bërë që të gjenerojnë reshje të fokusuara në zonat malore, por sigurisht që edhe pjesa tjetër e territorit do t’i ketë prezente reshjet e shiut”

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *