Vrau veten me armën e shërbimit, policja Aldorjana Loshi jetonte vetëm në Tiranë

Views: 651

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.
Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. E reja jetonte vetëm në zonën e Ali Demit në Tiranë.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *