LAJM I FUNDIT/ Aksidentohen 4 makina në Durrës, 10 të plagosur, mes tyre edhe…

Views: 224

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave të Durrësit ku u përplasën mes tyre 4 automjete.

Në spital janë dërguar 10 persona, mes tyre edhe një grua 61-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *