Zjarr masiv në një park të lodrave, humbin jetën 20 persona, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

Views: 350

INDI – Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jetën 20 persona. Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa dyshohet se dhjetëra persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë kryeministri i vendit, Narendra Modi, deklaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ai shprehet “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga zjarri, ndërsa shton se i bashkohet dhimbjes së personave që kanë humbur të dashurit nga incidenti tragjik.

https://x.com/i/status/1794402711363793051

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *