Lajm i rende: Rrihet ne menyre barbare avokati i njohur ne kryeqytet

Views: 72

Mëngjesin të sotëm, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, është bërë subjekt i dhunës, duke u goditur me levë nga persona të paidentifikuar.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Sokol Mëngjesi, po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që policia po heton në lidhje me motivet e ngjarjes.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:

Të fundit!
S’ka zgjedhje në Kosovë, dështon nisma e PDK! Nuk kishte koordinim me partitë e tjera

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *