I moshuari thirrje Ramës: Rrit pensionet! Kam punuar 45 vite dhe sot nuk…

Views: 612

Një i moshuar i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të kthejë kokën nga pensionistët.

Megjithëse ka punuar 45 vite, imoshuari tregon se e ka të pamundur për të jetuar me 200 mijë lekë që merr pension, por tregon se gjithmonë i vjen në ndihmë djali i tij.

“Unë marr pas 45 viteve punë 200 mijë lekë të vjetra. Shyqyr kemi fëmijët në shtëpi, lë shumë pak pension në shtëpi, pjesën tjetër e mbaj vetë se vetëm për kafe më del. Unë kryetar familje kam djalin, s’jam unë. Për mua do më mjaftonte ta kisha 300 mijë lekë pension. Qiranë, ujin, dritat, i paguan të gjitha djali”, tha pensionisti për “Euronews Albania”.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të rishikohet skema për të rritur akoma edhe më shumë pensionet në vendin tonë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *